×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti pozitiv në MSH është drejtor departamenti

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 13:37

    Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë me coronavirus është Drejtor Departamenti.


     

    Në Kosovë u regjistruan dje edhe 20 persona të infektuar me coronavirus, e ndër ta ishte edhe një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, institucionit kryesor që po merret me menaxhimin e pandemisë.

    Burime të sigurta të Reporterit brenda Ministrisë tregojnë se analizat e zyrtarit dolën dje pozitive, çka bëri që ai të mos dalë në punë që nga dita e sotme.

    “Bëhet fjalë për një drejtor departamenti që ka pasur kontakte këto ditë në ministri. Nuk është drejtoria e parëndësishme”, ka thënë një zyrtar i Ministrisë.

    “Është rreth të 30-tave në moshë”, ka thënë ky burim.

    Kështu, i gjithë stafi i MSH-së ka marrë masa duke nisur të testohen.

    Reporteri ka dërguar pyetje tek zëdhënësi i MSH-së, mirëpo ai nuk është përgjigjur akoma. Gazeta posedon edhe emrin e zyrtar në fjalë, por nuk do ta publikojmë emrin derisa vetë Ministria të konsiderojë se duhet bërë transparent, ani pse bëhet fjalë për shëndetin edhe të tjerëve që mund të kenë pasur kontakte me të.

    Sidoqoftë, Reporteri e di emrin dhe pozitën e të infektuarit, mirëpo nuk do ta bëjë publike. Veçse, vlen të theksohet se ai mbante pozitë të lartë në MSH.

    Ndryshe, Kosova tani ka 165 të infektuar, nga të cilët 3 kanë humbur jetën dhe 24 janë shëruar. Vlen të theksohet se Kosova qëndron si vendi me numrin më të ulët të të infektuarve në rajon./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!