×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti “Syri i popullit”, aktakuzë e re ndaj të përfshirëve

    Reporteri
    08 Nëntor 2020 | 23:23

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngrit aktakuzë të re ndaj “Syri i Popullit”, nuk akuzohen më për terrorizëm.


    Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur fajtorë të akuzuarit në rastin e njohuri si “Syri i Popullit”.

    Të akuzuarit janë shpallur fajtorë për përgatitje të veprave terroriste. Sipas Gjykatës të akuzuarit planifikimin vrasjen e shumë zyrtarëve të lartë në Kosovë, duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

    Sadri Ramabaja, është dënuar me 5 vite burgim, Avni Llumnica, me dënim unik prej 12 vjetësh burgim, Ragip Sallova me 4 vjet burgim, Behxhet Luzha me 2 vjet burgim, Halim Halimi me 3 vjet burgim, Bajrush Konjusha me 3 vjet burgim ndërsa i akuzuari tjetër, Rexhep Topllana me 2 vjet burgim.

    Të dënuarve gjykata ua ka njohur kohën sa kanë qëndruar në paraburgim.

    Ndërsa, për Murat Jasharin i cili kreu tentim-vrasje ndaj avokatit Azem Vllasi, Gjykata vendosi që ta dërgojë atë në 10 vjet ndalesë në institucione shëndetësore për shkak të gjendjes së tij psikike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!