×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Komisioni kuvendar sot diskuton për rastin e 26 vjeçarit nga Gjialni

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 8:04

    Një rast tragjik ndodhi të dielën pikërisht në Qendrën e Studentëve, e cila tash e sa kohë është shndërruar në karantinë.


    26 vjeçari, Agon Musliu nga Gjilani u hodh nga kati i pestë i Konviktit numër 7 dhe kësisoj nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve të marra.

    Pavarësisht se doktorët tentuan ta kthenin në jetë përmes reaminimit, kjo ishte e pamundur.

    Ky rast është mjaftë enigmë, lidhur me gjithë procedurën se pse ai u dërgua në karantinë pavarësisht se prindi deklaroi se kishte probleme shëndetësore. Madje për këtë është kërkuar hetim i thellë i rastit deri në zbardhjen e çdo detaji, shkruan Indeksonline.

    Lidhur me gjithë këtë sot në Kuvendin e Kosovës, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do të zhvillojë diskutoj.

    Komisioni zhvillon diskutimin në sallën C-203, me fillim nga ora 11:00.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!