×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti tragjik në Pejë, detaje nga dosja: Pas vrasjes së nënës, i dyshuari sulmoi me thikë babain e hallën e tij

    Reporteri
    16 Prill 2023 | 14:13

    Detaje të rënda janë vënë në pah gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit kryesor për vrasjen e nënës së tij mbrëmjen e së premtes në Pejë.

    Dosja hetimore të cilën e ka siguruar edhe KALLXO.com tregon se i dyshuari kryesor për vrasjen e nënës së tij në Pejë, në seancën para gjyqtarit të procedurës paraprake për caktimin e masës së sigurisë nuk kishte qenë në gjendje as të jap të dhënat e tij personale ashtu siç parashihet edhe në procedura.

    Në këtë seancë i pranishëm ka qenë edhe eksperti psikiatrik Nysret Pepaj.

    Gjithmonë sipas dosjes, Urim Hyseni dyshohet se pasi kishte kryer aktin makabër kishte vrarë nëënën e tij me thikë, i njëjti më pas ka sulmuar babain dhe hallën e tij.

    Këta të dy në dosje përmenden si dëshmitarë okularë.

    Kjo rrethanë dhe të tjera u përdorën si pika kyçe për t’i caktuar të njëjtit paraburgimin prej 1 muaji.

    Gjithashtu i dyshuari sipas dosjes, ishte duke jetuar në Gjermani para se të vinte në Kosovë, atje edhe punonte ndërsa kishte nxjerrë biletë kthimi për datën 19 prill.

    Edhe kjo situatë u përdor për të vërtetuar se masa e paraburgimit duhet të jepet për shkak se ekzistonte rreziku i arratisjes së të dyshuarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!