×
  • Lajme
  • Lajme / 4 vjet marrëdhënie diplomatike

    Ratifikohet marrëveshja, nga 5 maji qytetarët e Kosovës pa viza në Izrael

    Reporteri
    05 Shkurt 2025 | 9:57

    Nga 5 maji, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Izraelit.

    Kështu bëri të ditur, Tammy Ziv, ambasadore e Izraelit në Kosovës.

    Ziv u shpreh tejet e lumtur për ratifikimin e kësaj marrëveshje nga dyja vendet. Ky hap vjen në katërvjetorin e lidhjes diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

    Më 2021, Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si “historik”.

    Njohja e ndërsjellë mes këtyre dy vendeve ishte pjesë e marrëveshjes për normalizimin ekonomik të arritur në Uashington të SHBA-së më 4 shtator 2020.

    Marrëveshja e Uashingtonit, ishte nënshkruar atëbotë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!