Në mediat serbe, pak pas nisjes së takimit u raportua se presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i është vendosur në tavolinë letra për njohjen e Kosovës.
Ndaj këtyre raportimeve ka reaguar I dërguari i Posaçëm i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.
Grenell ka demantuar raportimet në mediat serbe duke thënë se kjo nuk është e vërtetë, shkruan Reporteri.
“Nuk është e vërtetë”, ka shkruar shkurt Grenell në Twitter.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1301555788054437888?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1301555788054437888%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button
Për faktin se Serbisë i është kërkuar njohja e Kosovës ka folur edhe ministri serb Sinisha Mali.
Mali, deklaroi se ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiq./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.