Një video e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë momentin të fjalimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, është bërë virale në rrjetin social Twitter.
Në momentin kur Trump përmend se Serbia do të vendosë ambasadën në Jerusalem, shihet Vuçiq teksa shikon edhe njëherë dokumentin që ka para vetes.
Shumë përdorues të rrjetit social Twitter kanë shpërndarë këtë video, duke shkruar se ka mundësi që Vuçiq e ka nënshkruar marrëveshjen pa e ditur se çfarë përmbante ajo.
“Momenti kur presidenti serb, Vuçiq e kupton se marrëveshja që sapo e nënshkroi (si duket pa e lexuar) thotë se vendi i tij duhet ta vendos ambasadën në Jerusalem të Izraelit”, shkruan një përdorues në Twitter.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.