Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, para dy dite e kritikoi kryeministrin Albin Kurti në një paraqitje në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohej në lidhje me planin evropian.
E paraqitja e saj, ku imitohej Kurti, ka ngjallur reagime të shumta, teksa Musliu u linçua e u ofendua shumë.
Pas këtyre sulmeve brutale, ka ardhur reagimi i deputetes së PDK-së. Në profilin e saj në Facebook, Musliu ka shpërndarë disa statuse përkrahëse ndaj saj.
Një nga këto statuse përkrahëse ishte edhe ai i Sami Lushtakut, nënkryetarit të Skenderajt, e të cilin e ka shpërndarë në “story” edhe zonja Musliu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.