Grupi i tifozëve të Kosovës “Dardanët”, kanë thënë se komuniteti LGBT nga Kosova, shallin e tyre ka mundur ta merr kudo dhe se sipas tyre këtë e kanë bërë ndoshta që të binë në sy.
Insajderi ka kontaktuar me sekretarin e tifozëve “Dardanë”, Lorik Berishën, i cili ka thënë se ata e kanë bërë këtë për të rënë në sy si Kosovë, sipas tij, ndoshta për donacione.
“Sa i përket shallës ne kemi në plotë lokale shalle, në plotë hapësira e zyra dhe ata po besoj që nuk e kanë pasur shumë vështirë që ta gjejnë një shallë dhe ndoshta e kanë bërë atë për me ra në sy kështu si Kosovë, kanë dëshirë ta rrisin vetën dhe ndoshta s’kanë pasur mundësi si të binë në sy tjetër e e kanë marrë një flamur që ndoshta me ndiku edhe në pjesë tjera ku marrin donacione a kumeditë çka leshin bëjnë”, ka thënë Berisha, i cili ka vazhduar tutje të shpreh mendimin e tij në lidhje me komunitetin.
“Unë mund të flas vetëm për mendimin tim individual, aty shkruante Dardanët, Kosova dhe e përfaqëson krejt shtetin, e tash qysh ndihen njerëzit nuk e di. Ajo është e drejta e tyre, ajo që ka zgjedhur ai/ajo që të jetë pjesë e atij komuniteti, nuk mund t’i përzihet kurrkush edhe pse janë pak. Ndoshta në tifogrup ka njerëz që nuk e donë këtë apo e urrejnë, unë nuk e di dhe nuk mund të përzihem. Për mendimin tim zoti edhe te kafshët e ka lënë që të shumohen, po prapë është mendimi im ky dhe ata të bëjnë çka të duan”, është shprehur ai.
Me shallin e tifozëve të Dardanëve, LGBT-ja nga Kosova mori sot pjesë në Paradën e Krenarisë në Shkup. Kujtojmë se sporti i futbolli dhe tifozët në përgjithësi njihen për homofobi, e posaçërisht tifozët tifozët kosovar, duke marr shkas këtu, për sulmin e para disa viteve nga tifozët kosovarë ndaj komunitetit LGBT.