×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagojnë edhe Jakup Krasniqi dhe Ramiz Lladrovci: Duhet t’i ruajmë dy gisht fytyrë

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 21:22

    “Nuk është koha për garën e Kryeministrit, lum ai që i ruan dy gisht fytyrë”.


    Me këto fjalë i është drejtuar ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi të gjithë zyrtarëve të partive politike, që tashmë kanë filluar të përmendin zgjedhjet, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

    Krasniqi ka thënë se sot nuk ka qenë as vendi e as kuvendi për të bërë garë për pozitën e kryeministrit.

    Ndërsa kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci thotë se beson në pastërtinë e UÇK-së dhe pafajësinë e Haradinajt.

    Ai ka thënë se i kanë përjetuar bashkë dhimbjet e lirisë dhe gëzimet e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!