×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon AAK: Sulme agresive ndaj Haradinajt nga Beogradi, por ky është një sinjal i mirë

    Reporteri
    27 Korrik 2019 | 15:48

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një shkrimi në faqen e tyre në Facebook janë shprehur se agresiviteti i Beogradit karshi Haradinajt është sinjal i mirë.


    Më tutje, ata nuk kanë lënë pa i thumbuar edhe kundërshtarët politikë të Haradinajt duke thënë se edhe nervozizmi i tyre është shenjë e mirë për Haradinajn e AAK-në.

    Ata gjithashtu kanë listuar edhe disa fjalë të Haradinajt që i dha në dorëheqjen e tij.

    “Ushtria u bë, taksa ndaj produkteve serbe vazhdon, Trepça gati për investime, kufijtë e shtetit nuk ndërrojnë”, shkruan partia e ish-kryeministrit Haradinaj.

    Ja postimi i tyre i plotë pa ndërhyrje:

    Agresiviteti në Beograd dhe nervozizmi nga adresa të caktuara në Prishtinë – sinjale të mira.

    Agresiviteti i rritur tejmase në Beograd kundër Ramush Haradinajt si dhe doza e lartë e nervozës nga adresa të caktuara individuale në Prishtinë e Tiranë, janë shenja të mira që vendi po shkon në drejtimin e duhur.

    Ushtria u bë;

    Taksa ndaj produkteve serbe vazhdon;

    Trepça gati për investime;

    Kufijtë e shtetit nuk ndërrojnë;

    Ditëve në vijim, bëhuni gati për shfaqje nervozizmi edhe në doza më të mëdha

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!