Haxhi Hoti, anëtar i Nismës dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në Kosovë ka bërë një deklaratë skandaloze për kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruajtur se Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet.
Sipas tij, Kurti nuk është interes i Kosovës që të jetë kryeministër.
Pak minuta pasi deklarata e tij ku bënte thirrje për vrasjen e Kurtit u publikua në media, ai reagoi duke e korrigjuar postimin dhe në këtë mënyrë duke ia ndërruar qasjen, shkruan Reporteri.net.
“Albin Kurti ika 2 rrugë: ose ta lëshoj Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar ai në postimin e parë për ta korrigjuar më pas në “mund të vritet”.
“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikanë që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikanë që të jetë President.
Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër.
Albin Kurri ika 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose mund të vritet”, ka shkruar ai. /Reporteri.net