×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Armend Muja pasi u votua propozimi që t’u paguhet rryma e serbëve në veri

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 18:26

    Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka thënë se po qarkullon një lajm i pavërtetë se kinse me propozim të tij dhe Mimoza Kusari-Lila, Qeveria Kurti do të paguajë faturat e energjisë elektrike në veri.


    Muja reagoi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, gjersa ka shtuar se në fakt kjo është e kundërta.

    Sipas tij, ishte opozita ajo që kërkonte që Qeveria të paguaj.

    Ndryshe, sot Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, me shumicë votash ka miratuar propozimin e Mimoza Kusari – Lila që t’i ndahen 11 milionë euro KOSTT-it për pagesën e rrymës në veri.

    Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

    Demant: portalet pro-establishment po qarkullojnë një lajm të pavertetë se kinse me propozim të Armend Muja dhe Mimoza Kusari Qeveria do të paguaj faturat e rrymës në veri. Ne fakt është e kunderta – ishte opozita që kerkonte që Qeveria të paguaj. Në Kuvend ka kaluar propozimi që 1) shpenzimet për devijim të energjisë paguhen nga mjetet vetanake të Kostt dhe (2) Qeveria del me plan veprimi për inkasim të faturave në afat prej 6 muaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!