×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Ganimete Musliu: Ndali provokimet e poshtërimet EULEX, historinë s’mund ta ndryshosh

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 9:28

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas bastisjeve që po bëhen nga EULEX në zyrat e PDK-së dhe shtëpitë e ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musliu ka thënë se provokimet e EULEX-it po vazhdojnë edhe sot, shkruan Reporteri.net.

    Ajo i ka bërë thirrje EULEX-it që t’i ndalë provokimet dhe poshtërimet, sepse historinë e popullit kosovar sipas saj nuk mund ta ndryshojë.

    Mëngjesin e ditës së sotme, në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar zyrtarë të EULEX-it.

    Jashtë objektit ndërkaq shihen zyrtarët e policisë së Kosovës.

    E ndërkohë, një ditë pas transferimit të Thaçit në Hagë, policia e EULEX-it kanë zbarkuar edhe në shtëpitë e Thaçit dhe Veselit.

    Dje krerët e UÇK-së Thaçi, Krasniqi e Selimi në orët e pasditës janë nisur drejt Hagës, me ç’rast presidenti Thaçi dha dorëheqje meënjherë pas njoftimit nga gykatësi për konfirmimin e aktakuzës.

    Kurse, dje Vjosa Osmani mori udhëheqësinë e Presidencës, duke u bërë gruaja e dytë në Kosovë që mban këtë post.

    Ndërsa, dy ditë më parë forcat policore të EULEX-it e arrestuan zëdhënësin e Shtabit të UÇK-së, Jakup Krasniqin.

    Postimi i plotë i Musliut:

    Provokimet e EULEX-it po vazhdojnë edhe sot. E neve sot ma shumë se kurr na duhet maturi e kujdes, na duhet unitet e te flasim
    me një zë si SHTET.
    Stuhitë na kanë bërë më të fortë dhe kurr s’na kanë poshtruar e ligështuar!
    Ndali provokimet dhe poshtrimet EULEX sepse historine e popullit tonë martir nuk mund ta ndryshosh❗️

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!