×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon gazetari Visar Duriqi pasi Çakmaku e shau me nënë gjatë emisionit live

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 8:38

    Gazetari Visar Duriqi, ka reaguar pas përplasjeve që kishin mbrëmë me Avni Çakmaku nga Partia “Fjala, gjatë një debati televiziv.


    Duriqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është e pritshme një fyerje e tillë nga një person siç e ka quajtur totalisht i padijshëm.

    Tutje, Duriqi ka shtuar se një person i tillë përbënë rrezik për keqinformim të njerëzve për fenë islame.

    “Eshte e pritshme qe te shane me nane nje idiot qe e ka vendin ne studion e Ferid Aganit, e jo ne studiot televizive. Avni Çakmaku eshte nje person totalisht i padijshem. Nuk di asgje per fene islame. Soji i tij perben rrezik per keqinformim te njerezve per fene islame”, ka shkruar Duriqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!