Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuqujturës Zyrë për Kosovë në Serbi, ka reaguar lidhur me arrestimin e Goran Stanishiq në Kosovë, i dyshuar për lufte.
Gjuriq tha se arrestimi i tij erdhi pas adresimit të presidentit Aleksandër Vuçiq dhe se u bë për të shtuar presionin mbi serbët e Kosovës.
“Ky veprim kishte një synim të qartë në Prishtinë, për shkak thirrjes së udhëheqësit të UÇK-së terroriste në Hagë, të bëjë një lloj kundërpeshe, për hir të qetësimit të publikut. Por, ishte edhe një përpjekje që para institucioneve ndërkombëtare dhe mediave edhe një herë të krijohej një imazh i rremë i serbëve si kriminelë” ka thënë Gjuriq për TV Pink.
Gjuriq dënoi ashpër arrestimin Sanishiqit dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij.
Ai u deklaruar edhe lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, për të cilën tha se ka nxitur një konflikt politik midis përfaqësuesve të shqiptarëve për pozitën e liderit në qeverinë e re.
Gjuriq tha se dorëheqja e Haradinajt nuk ishte e papritur, por se ishte një “moment politik i ri që vjen nga Prishtina dhe se presioni ndaj serbëve nga Kosova dhe Metohija do të ishte në rritje”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.