×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon gruaja e “Sandokanit” pasi iu ngrit aktakuza: Fajëson EULEX-in dhe krerët politikë

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 13:39

    Prokurori i Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ndaj dy personave zyrtar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi të njëjtit dyshohet se futën në listat e veteranëve shtetas të Shqipërisë.


    Sanije Rexha, gruaja ish-komandantit, Abedin Rexha “Sandokani”, Udhëheqëse e Divizionit për Kontroll të Brendshëm dhe të Jashtëm në DIFDL të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është njëri prej të akuzuarve.

    Kjo e fundit ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook duke thënë se është krenare për punën që bën, shkruan Reporteri.net.

    “Të nderuar qytetar të Rep.së Kosovës, jam shumë krenare për punën e pastër dhe Ligjore të cilën e kam bërë dhe vazhdoj t’a bëj në interesin e vlerave tē Luftës.
    Për epilogun e gjithë kësaj situate e cila zanafillen e ka te EULEX si dhe krerët politikë ju informoj në ditët në vijim!”, ka shkruar ajo.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!