×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Haki Abazi pasi Berat Buzhala tha se dy militantë të Vetëvendosjes tentuan ta rrahin

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 21:43

    Analisti Berat Buzhala, ka deklaruar se dy militantë të Vetëvendosjes kanë tentuar ta sulmojnë para barnatores në Prishtinë.


    Buzhala ka thënë se deri sa kishte qenë në një nga narratorët e kryeqytetit, dy militantë të Vetëvendosjes e kanë pritur jashtë saj për ta rrahur.

    Lidhur me këtë rast ka folur zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi. Abazi ka thënë se i vjen keq për atë çka ka ndodhur, mirëpo i ka sugjeruar Buzhalës se ata mund të quhen vagabondë të Vetëvendosjes vetëm nëse policia e konfirmon këtë, shrkuan Reporteri.net.

    “Më vjen keq çka ka ndodhë kushdo që ka qenë. Nuk e mendoj në asnjë formë që dikush duhet të sulmohet fizikisht e as në mënyrë verbale. Ne jemi përbrenda një diskursi publik shumë të komplikuar. Më vjen keq shumë për atë që i ka ndodhë. Cilësimi i tij se ata kanë qenë vagabondë të VV-së mund të lëshohet vetëm nga policia”, ka thënë ndër të tjera ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!