Rruga e cila ishte futur në buxhet dhe plan konkret nga Qeveria e Haradinajt, Deçan-Plavë, ka marrë një kahje tjetër nga Qeveria Kurti.
Kjo pasi që është vendosur që Qeveria aktuale t’i japë vetëm 400 mijë euro për këtë rrugë, shkruan Reporteri.net.
Për këtë, Daut Haradinaj ka bërë një reagim të ashpër ndaj kryeministrit Kurti, duke ia kujtuar atij se ai është kryeminister i tërë Kosovës.
Postim i tij i plotë:
“Qeveria ‘Kurti’ me premtimet mashtruese se do e vazhdojë ndërtimin e rrugës Deçan -Plavë, jo vetëm që nuk e ka lënë sikur ka qenë në parashikimin buxhetor, por asaj rruge ia ka hequr pothuajse tërësisht buxhetin. Turpi s’ka fund , me vetëm 400 mijë euro në këtë rrugë sdo mundet të ndërtohet asnjë urë vetme e lëre më rruga në tërësi.
Reflekto kryeministër, je kryeministër i tërë Kosovës”, shkruan Daut Haradinaj në Facebook./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.