×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Hoxhaj: Qeveria Kurti i la gjyshërit pa mbështetjen që ju duhet për ilaçe

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 11:53

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.


    Hoxhaj përmes një postimi në Facebook veprimin e qeverisë Kurti e ka quajtur skandaloz dhe të papranueshëm, shkruan Reporteri.net.

    Ai shkon më tej duke thënë se Qeveria aktuale i la gjyshërit pa vaksina, dhe se tani po ua zvogëlon edhe atë pak mbështetje që u duhet për ilaçe.

    Postimi i Hoxhajt:

    Skandaloz, i papranueshëm dhe nëpërkëmbës vendimi i Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët dhe mjekët e infemierët që po luftojnë me pandeminë.

    Kjo Qeveri që i la gjyshërit tanë pa vaksina tani po ua zvogëlon edhe atë pak mbështetje që u duhet për ilaçe.

    Pritja nga qeveria për ta lehtësuar barrën e rënduar ekonomike, shëndetësore e sociale për qytetarët të goditur nga pandemia, e konkretisht për mjekët, punëtorët shëndetësorë e të moshuarit – përkundrazi u kthy kundër tyre duke përgjysmuar shtesat financiare.

    Mungesa e dorës së shtetit fatkeqësisht po ndjehet çdo ditë dhe në çdo familje të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!