×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kandidati i VV-së reagon për punësimet e fundit: Rehatoni familjarët e juaj qaty në qeveri, kur të kryhet loja tregoni

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 18:49

    Ka qenë kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e fundit, por që është zhgënjyer me këtë parti.


    Liri Loshi, në një shkrim në Facebook, ka reaguar ashpër për punësimet e disa familjarëve të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, nëpër ministri.

    Madje, ai u thotë zyrtarëve të VV-së: puna mbarë pa mua!

    Reagimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

    Rahatoni ju familjarët e juaj qaty në qeveri e ne po i mbajmë sytë mbyllur. Kur të kryhet loja, tregoni! Mirë e keni nisë boll. Dy gjera që jemi zotu me i luftu kanë qenë korrupsioni dhe nepotizmi. Ju e keni nisë prej kësaj të dytës, veçse jo me e luftu, por me e trashë.
    Babai im thoshte: puna mbarë pa mua!

    Reagimi i tij vjen pas raportimeve në medie se xhaxhai i Glauk Konjufcës, Rabit Konjufca, është punësuar si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!