×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon ish-ministri i Bujqësisë: Marrja në pyetje e gazetarëve është hapi i parë drejt shkeljes flagrante të lirisë së fjalës

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 16:26

     

    Ish-ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me vaksinat anti-Covid.


    Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se fjala e lirë është themeli i lirisë dhe demokracisë.

    “Marrja në pyetje e gazetarëve të Insajderit sot është hapi i parë drejt shkeljes flagrante të lirisë së fjalës, të garantuar me Kushtetutë”, shkroi ai.

    Postimi i i tij i plotë:

    Fjala e lirë, edhe atëherë kur nuk na pëlqen, e sidomos kur nuk na pëlqen, është themeli i lirisë dhe demokracisë. Nuk e kanë të drejtën as shumica, as turma, as politika ta heshtin fjalën e lirë, veç pse s’ju pëlqen, veç pse i djersitë. Marrja në pyetje e gazetarëve të Insajderit sot është hapi i parë drejt shkeljes flagrante të lirisë së fjalës, të garantuar me Kushtetutë!

    “Nëse hiqet liria e fjalës, atëherë memecë dhe të heshtur mund të na çojnë, si dele në thertore.”

    George Ëashington.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!