Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar ndaj emërimeve mbi baza partiake të qeverisë në detyrë në bordet e përkohshme të tri ndërmarrjeve publike. KDI thekson se është kundër vazhdimit të praktikave të kapjes së shtetit.
KDI është e shqetësuar për emërimin e ish-kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në borde publike dhe kërkon që urgjentisht të ndalet kjo praktikë.
“Vendosja e figurave që më parë ishin kandidatë për subjektin politik Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, është në kundërshtim me ligjet e këtyre ndërmarrjeve publike dhe në kundërshtim me premtimin kryesor që bordet do të çkapen nga politika e do të jenë profesionale, të pavarura dhe me integritet”, thuhet në reagimin e KDI-së.
https://www.facebook.com/kosovademocraticinstitute/posts/10159146952589179
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.