Filozofi Blerim Latifi ka reaguar pas intervistës së hoxhës Enis Rama nga Mitrovica, i cili tha se Zoti nuk mund të mendohet në asnjë formë, ndërkohë që më pas tregonte se çka han, çka pin dhe çfarë rregullash preferon.
Latifi ka pyetur se si është e mundur të dihet diçka për të cilën as nuk mund të përceptohet, siç tha hoxha për Zotin, shkruan Reporteri.net.
Ndër të tjera, Latifi e ka cituar filozofin Immanuel Kant, i cili argumenton se “atë që nuk mund ta mendojmë, nuk mundemi as ta shprehim. Nëse tentojmë ta shprehim të pamendueshmen, kemi me ra në lajthitje mendore”.
“Me mendo s’o shaka – thotë populli!”, ka thënë Latifi.
Ndryshe, hoxhë Enis Rama ishte i ftuar në intervistë në T7, ku foli për një orë lidhur me islamin dhe shumë dilema rreth besimit në zot./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.