Profesori Milazim Krasniqi, ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, të cilën shihet dëmtimi i ulëseve, që janë vendosur në ambientet e Kampusit Universitar “Hasan Prishtina”.
Krasniqi ka thënë se edhe po deshe të ulesh, nuk ke se si, teksa ka shtuar se janë duar të mbrapshta ato që e dëmtojnë pasurinë publike.
“Ulese e çmontuar ne kampusin e UP. Edhe po deshe te ulesh, nuk ke si. C’duar te mbrapeshta ato qe prishin keshtu pasurine publike”, ka shkruar Krasniqi.
Nuk është ky rasti i vetëm për të cilin reagon profesori universitar, edhe problemi i ndriqimit në Kampusin e universitetit e ka shqetësuar Krasniqin.
Profesori në Fakultetin Filologjik të UP-së thotë se kampusi universitar është në gjendje të mjerueshme përgjithësisht sa i përket ndriçimit edhe sa i përket faktit që është shëndrru më shumë në parking të qytetit se sa në një kampus universitar.
“Kampusi Universitar është në gjendje përgjithësisht të mjerueshme, edhe sa i përket ndriçimit edhe sa i përket faktit që është shëndrru më shumë në parking të qytetit se sa në një kampus universitar”, ka thënë Krasniqi
Ndërsa ndriqimi paraqet një ambient të rrezikshëm për studentët dhe mësimdhënësit.
“Mungesa e ndriçimit natën paraqet bezdi për të gjithë ne por edhe rrezik, sepse shumëherë në këtë kampus ka edhe qenë endacakë, pastaj flitet se këtej pari sillen vërdallë edhe narkomanë të ndryshëm , ashtu që e tëra kjo paraqet rrezik potencial për studentët dhe mësimdhënësit që mbajnë leksione në orët e vona. Kështu si është tash sa vite, duhet të presësh të kalojë ndonjë veturë, që të shohësh se ku po e hedh këmbën”.