×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon ministrja Nagavci për inicidentin në Kamenicë: Situatë e krijuar mes kryetarit Kastrati dhe banorëve

    Reporteri
    23 Maj 2021 | 17:16

    Ministrja Arbërie Nagavci ka reaguar pas situatës në fshatin Shipashnicë e Poshtme në Komunën e Kamenicës, ku banorët kanë protestuar kundër mbylljes së shkollës.


    Nagavci ka thënë se kjo është një situatë e krijuar mes Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastratit dhe banorëve të disa fshatrave atje.

    Pas pamjeve të publikuara në media ku pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë përdorur edhe sprej, ministrja Nagavci ka bërë të ditur se ka kontaktuar Ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, prej të cilit është njoftuar se Inspektorati Policor i Kosovës tashmë po e heton rastin nëse ka pasur tejkalim të kompetencave.

    Njoftimi i plotë:

    Sot përmes mediave u informova për atë që ka ndodhur në Shipashnicë të Poshtme të Kamenicës. Si ministre e Arsimit jam e shqetësuar me pamjet që i pashë sidomos për faktin që aty kishte edhe fëmijë.

    Kam kontaktuar me ministrin Sveçla i cili më njoftoi se Inspektorati i policor tashmë po e heton rastin nëse ka pasur tejkalim të kompetencave.

    Kjo është një situatë e krijuar tash e një kohë në mes Kryetarit të Komunës së Kamenicës dhe banorëve të disa fshatrave atje dhe nuk ka të bëjë asgjë me nivelin qëndror.

    Sado që ka qëllime tendencioze, e vërteta është se ne nuk kemi ndërhyrë në situatën e krijuar në mes të komunës dhe banorëve në asnjë rast. Por respektojmë të drejtën e qytetarëve dhe mendojmë se askush nuk ka të drejtë të tejkalojë kompetencat aq më tepër kur në këtë mes janë fëmijët.

    Më duhet ta bëjë të qartë edhe njëherë se si Ministre e Arsimit e kam obligim Kushtetues që ta realizoj të drejtën e çdo fëmije për shkollim dhe do të punojmë që asnjë fëmije të mos i mohohet kjo e drejtë. Ky duhet të jetë dhe qëllimi i të gjithëve, nuk ka asnjë arsyetim për faktin se më shumë se 440 fëmijë janë privuar nga kjo e drejtë.

    Ftoj komunën që të jetë në nivel të përgjegjësisë e të mos lejojë asnjëherë më të përsëriten situata të tilla.

    Prindërit dhe banorët, ndonëse janë përballur e po vazhdojnë të përballen me një situatë jo të lehtë, i lus të jenë të kujdesshëm në mënyrë që të mos krijohen ngjarje si kjo sot e mbi të gjitha të mos rrezikohet siguria e fëmijëve.

    Fëmijët duhet të jenë në shkollë. Prindërit të kenë në vëmendje të parë kujdesin për fëmijët, e Kryetari duhet të jetë në shërbim të qytetarëve.

    https://video.gjirafa.com/kjo-eshte-e-padrejte-policet-hedhin-gaz-lotsjelles-ndaj-femijeve-ne-kamenice

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!