×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon MPBAP: Kufiri me Shqipërinë nuk është mbyllur

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 17:01

    Ministria e Punëve të Brenshme dhe Administratës Publike ka reaguar lidhur me disa raportime për mbyllje të pikës kufitare në Vërmicë.


    Zëdhënësja e MPBAP, Rroksana Qarri, ka thënë për Reporteri.net se pika kufitare në fjalë është e hapur dhe funksionon ashtu siç parashihet me vendimin e Qeverisë.

    “Lajmi i publikuar në disa media se është mbyllur pika kufitare në Vermicë  nuk është i vërtetë. Pika e apostrofuar kufitare është e hapur dhe funksionon ashtu si  parashihet me Vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Qarri.

    Ndërkohë, është raportuar për disa probleme në këtë pikë kufitare, pasi menjëherë pati fluks të madh veturash dhe mjetesh të tjera nga Kosova në Shqipëri por edhe anasjelltas.

    Sidoqoftë, MBPAP njoftoi më herët se është pezulluar procesi i dezinfektimit të mauneve që hyjnë në Kosovë, e cila gjë bëhej vazhdimisht kohën e fundit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!