Nga Ministria e Shëndetësisë kanë reaguar pas pretendimeve të Inspektorëve Shëndetësor se ministri Armend Zemaj i ka fyer dhe i ka dëbuar nga zyra disa nga ta. Nga zyra e Zemajt sqarojnë se ministri nuk ka planifikuar sot asnjë takim me këta të fundit dhe se nuk i ka fyer në asnjë moment asnjërin nga ta.
Ndër tjerash ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj i ka kërkuar u.d. Kryeinspektores Nora Krasniqi që t’i denoncojë në Komisionin Disiplinor dy inspektorët e Inspektoratit Shëndetësor Dr. Nysret Kuleta dhe Dr. Bashki
“E vërteta është se në orët e mëngjesit të ditës së sotme, derisa Ministri Zemaj po kryente punët e tij të rregullta dhe kishte palë të tjera të caktuara për takime, dy inspektorë shëndetësor (N.K. dhe B.V), duke keqpërdorur kartën e identifikimit të Inspektoratit Shëndetësor, pa paralajmërim të Kabinetit nga Kryeinspektorja të cilës i përgjigjen, kanë ardhur te Kabineti i Ministrit duke e penguar në punë drejtpërdrejt Ministrin, me kërkesa për pagesë të 300 eurove, të cilat ata i kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Tutje nga MSH deklarojnë se këtë shkelje të hierarkisë dhe përgjegjësive në punë dhe ndërhyrjen e tyre në punën e Ministrit, Ministri Zemaj e ka denoncuar tek Kryeinspektorja me qëllim të marrjes së masave disiplinore sipas Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor. Për informacion të publikut, njëri prej këtyre dy inspektorëve gjatë kohës së pandemisë ka qenë i liruar nga puna për arsye shëndetësore dhe nuk ka kryer asnjë inspektim lidhur me Covid-19.
Ndërsa, sa i përket mos-përfshirjes së inspektorëve shëndetësor në shtesën prej 300 eurove, sipas Ligjit për Shëndetësisë dhe Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, Inspektorati Shëndetësor është organ administrativ i MSh-së, ndërsa inspektorët nuk janë të klasifikuar në mesin e profesionistëve shëndetësorë.