×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon partia e Gjuriqit, tregon arsyen se pse është takuar Gjuriq me përfaqësuesit shqiptarë të Kosovës

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 8:12

    Partia e Marko Gjuriqit, SNS, ka reaguar për takimin në Tiranë me Xhelal Sveçlën, Ardian Gjinin e Arban Abrashin.


    Përmes një komunikate për media, SNS thotë se Marko Gjuriq do të qëndrojë deri më 9 nëntor në Tiranë

    Gjatë kësaj kohe, sipas tyre do të zhvillohen takime të ndryshme me përfaqësues politik nga Bosnja, Maqedonia Veriore, Shqipëria e Kosova.

    “Marko Gjuriq është pjesëmarrës në një tryezë të përbashkët për bashkëpunim rajonal që do të zhvillohet nga 7 deri më 9 dhjetor në Tiranë. Gjatë kësaj kohe në Tiranë, jashtë konferencës ai do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues politik nga Bosnja, Maqedonia Veriore, Shqipëria e Kosova, si dhe me përfaqësues opozitarë të Serbisë”, thuhet në njoftim.

    Ata theksojnë se ky është organizimi i dytë i kësaj natyre, mbajtur nga ministria e Jashtme Gjermane, që për qëllim ka avancimin e raporteve të shteteve të rajonit.

    Mbledhja e parë e këtij lloji, sipas SNS ishte mbajtur në Shkup nga 18 deri në 20 tetor.

    E mbrëmë Gazeta Express ka raportuar për një takim mes tyre që po mbahet në Tiranë. Në tavolinë me Gjuriqin kanë qenë, Xhelal Sveçla, Ardian Gjini e Arban Abrashin.

    Vetëvendosje është deklaruar për Gazetën Express se nuk është takimi i Sveçlës me Marko Gjuriqin, por vetëm një pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare.

    “Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organizatës CIG”, ka thënë zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje për Gazetën Express.

    Tutje, Vetëvendosje ka thënë se në këtë takim ka edhe zyrtarë të tjerë nga partitë e tjera nga Kosova dhe nuk është takim i përveçëm.

    “Në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përveç shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, ka thënë zyra për media Vetëvendosjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!