Ditë më parë Prokuroria Speciale e Hagës ka bërë publike dërgimin e aktakuzës kundër kreut të PDK-së, Kadri Veseli, për konfirmim te gjyqtari i procedurës paraprake.
Një veprim i tillë i Prokurorisë së Hagës ka nxitur lëvizjet brenda Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët tashmë janë duke diskutuar emrat potencial për të zënë postin e kryetarit të partisë, në rast se Veselit do t’i konfirmohet aktakuza nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake.
Express, ka raportuar sot se Vlora Çitaku, Hajredin Kuqi, Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi, janë katër prej emrave të cilët janë duke u diskutuar brenda organeve të partisë për kryetar të ardhshëm.
Por PDK ka reaguar përmes zëdhënësit të saj, Avni Bytyqi, duke i quajtur tërësisht të pavërteta.
“Partia Demokratike e Kosovës e ka kryetarin dhe liderin e saj politik, z. Kadri Veseli. Spekulimet dashakeqe se në Partinë Demokratike të Kosovës janë duke u diskutuar emra për të zëvendësuar z. Veseli, janë tërësisht të pavërteta!”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=189822012483177&set=a.101719421293437&type=3
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.