Qeveria e Serbisë, përmes Zyrës së saj për Kosovën, ka reaguar për dënimin e sotëm të ish-rezervistit serb në kohën e luftës, Zoran Vukotiq. Vukotiq u dënua për përdhunim.
Vukotiq u dënua sot me 10 vjet burgim për kryerjen e krimit të dhunës seksuale, por për Qeverinë e Serbisë, ky është vendim i turpshëm dhe ka paralajmëruar apelimin kundër këtij vendimi. Ndonëse Qeveria serbe nuk ka ofruar asnjë kundërargument në këtë rast, sipas saj, vendim politik është marrë shumë kohë para se të zyrtarizohej.
“Ishte e qartë se vendimi kundër Vukotiqit ishte marrë para se të konfirmohej zyrtarisht dhe se ai duhet të kishte shërbyer si shembull e argument për partitë politike në Prishtinë”, thuhet në reagimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, shkruan novosti.
Tutje, kjo zyrë e ka quajtur politik edhe reagimin e Presidentës së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.