×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Telekomi: Të arrestuarit ka kohë që nuk janë pjesë e jona

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 13:38

    Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka arrestuar dy ish-drejtorë të Telekomit nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.


    Të arrestuarit mësohet se janë Armend Osaj dhe Trim Musliu.

    Ndërsa, nga zyra për komunikim e Telekomit të Kosovës kanë thënë se janë arrestuar dy-ish punonjës.

    “Janë dy ish punonjës te Telekomit të Kosovës, që ka kohe që nuk janë pjesë e jona”, thuhet në përgjigjen e Telekomit.

    Po ashtu edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimet e sotme në Telekom.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka treguar se gjatë një operacioni policor të martën u arrestuar katër persona me dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

    “Sot me 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”, tregoi Kelani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!