Presidenti Hashim Thaçi, ka reaguar pas ftesës së Speciales për kreun e PDK-së, Kadri Veselin.
Thaçi ka thënë se nuk ka dyshim që Kadri Veseli dhe luftëtarët tjerë të UCK-së që janë ftuar nga Gjykata Speciale kanë pasur moralin më të lartë patriotik, politik dhe ushtarak.
Sipas Thaçit nuk ka gjykatë, as tendencë dhe as fabrikim që mund ta njollosë Veselin dhe
“Nuk ka gjykatë, as tendencë dhe as fabrikim që mund ta njollosë zotin Veseli dhe luftën e tij për çlirim. Nuk ka gjykatë, as vendore as ndërkombëtare që mund ta njollosë luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ballafaqimi me këto pretendime do ta vulosë përgjithmonë dinjitetin e UÇK-së dhe do t’i diskreditojë e nihilizojë përgjithmonë fabrikimet në dëm të saj”, ka thënë Thaçi pas konfirmimit nga Veseli se është i ftuar të paraqitet në Gjykatën Speciale me 4 dhjetor.Nuk ka gjykatë, as vendore as ndërkombëtare ,që do të mund ta rishkruaj historinë, dhe të barazojë viktimën me agresorin”, ka shkruar Thaçi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.