×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Trusti pas kalimit në lexim të parë të Rimëkëmbjes Ekonomike

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 11:55

    Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trust) ka reaguar pas kalimit në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.


    Trusti bën të ditur të gjithë kontribuuesit se detajet për aplikim do të bëhen të ditura pas kalimit të këtij projektligjit në lexim të dytë dhe dekretimit nga presidenti.

    “Ligji i rimëkëmbjes ekonomike që mundëson tërheqjen prej 10%, ka kaluar sot (12.10.2020) në lexim të parë. Parlamenti duhet të kalojë ligjin edhe në leximin e dytë. Pas leximit të dytë ligji duhet të dekretohet nga Presidenti. Në momentin që dekretohet ligji nga Presidenti, detajet për aplikim do të bëhen të ditura në mjete të informimit”, sqaroi Trusti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!