×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Vlora Çitaku: Po kthehem në shtëpi

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 15:06

    Vlora Çitaku ka reaguar pas vendimit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi që ta lirojë nga pozita e ambasadores së Kosovës bë Uashington.


    Çitaku e cila në dokumentin e siguruar nga Reporteri, dëshmohet se vetë ka kërkuar nga presidenti Thaçi që ta lirojë nga pozita e ambasadores, ka thënë se ka qenë nderi i jetës së saj që përgjatë pesë viteve të shërbejë në këtë post.

    Ajo ka falënderuar edhe institucionet e Kosovës, për besimin e dhënë.

    “Pas mbi pesë vjet në Uashington DC, ka ardhur koha që unë të kthehem në shtëpi.

    Përfaqësimi i #Kosovës në # Shtetet e Bashkuara ka qenë nderi i jetës time.

    Dua të falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës për besimin që më kanë dhënë gjatë kësaj kohe”,  ka shkruar Çitaku.

    Çitaku do të vazhdojë të qëndrojë në Uashington deri në emërimin e ambasadorit të ri. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!