×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Vuçiq: Edita Tahiri na kërcënoi me luftë

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 13:08

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar deklaratën e ish-kryenegociatores, Edita Tahiri e cila tha se “do të ketë  sërish luftë nëse Serbia nuk e njeh Kosovën në kufijtë aktualë”, transmeton Reporteri.net.


    Sipas Vuçiqit kjo nuk është vetëm thirrje por kërcënim i drejtpërdrejtë për luftë.

    “Gjithçka që u lejohet diplomatëve perëndimore dhe shqiptarë, ne nuk na lejohet, madje as e drejta për një mendim tjetër. Kur Edita Tahiri bën thirrje për luftë, asnjë ambasadë nuk reagon. Ajo thotë se do të ketë luftë. Kjo nuk është vetëm thirrje, është kërcënim”, tha Vuçiq i pyetur për të komentuar deklaratën e Tahirit.

    Ish-kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri duke kritikuar pretendimet për ndryshime të territoreve, tha se nëse nuk ka njohje të qëndrueshme me Serbinë me kufijtë aktual, do të ketë luftë.

    Tahiri bëri thirrje gjithë skenës politike në Kosovë që të mendojnë në mënyrë gjeopolitike, pasi opsionet që janë vënë në tavolinë për ndryshime të kufijve janë të dëmshme për shtetin e Kosovës.

    “Dialogu nuk është ndal për taksën është ndal për çështjen që ke tu u rrezikuar Kosova. Një Kosovë që vështirësi e ka fituar të drejtën për pavarësi…Pa njohje reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë në kufijtë aktual nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme. Do të ketë luftë, siç i kemi mbrojtur 100 vjet i mbrojmë prapë”, tha Tahiri. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!