×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon VV: Thaçi nuk mund të na jap ultimatum për mandatarin

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 17:01

    Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se presidenti i vendit, në takimin e sotshëm, Hashim Thaçi ka vendosur afat kohor prej 48 orësh për Albin Kurtin, që ky i fundit të bëjë propozimin për kryeministër


    Përmes një shkrimi në Facebook, Kreshnik Ahmeti, sekretar për marrëdhënie me jashtë në LV, ka shkruar se sot ishte në takimin Thaçi – Kurti, nga ku shton se nuk ka pasur asnjë afat kohor të caktuar nga presidenti.

    Ai thotë se ky kufizim nuk ka bazë kushtetuese.

    Ahmeti ka sqaruar se në mbledhjen e ardhshme të kryesisë do të merret vendim për emrin që do t’ia dorëzojnë presidentit.

    “Sot, si Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, isha pjesëmarrës në takimin e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, me Presidentin e Republikës së Kosovës.

    Mund të them që në asnjë moment Presidenti nuk ka përmendur kufizim kohor për nominimin e kadidatit/es për Kryeministër, e aq më pak afatin prej 48 orëve.

    Ky kufizim kohor apo çfarëdo kufizimi i ngjashëm, nuk ka bazë kushtetuese.

    Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë sonë do të marrim vendim, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe mandej do t’ia dërgojmë zyrtarisht e me shkrim Presidentit propozimin tonë”, ka shkruar ai.

    Thaçi i jep ultimatum Albin Kurtit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!