×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon zëvendësministri Kadriu: Po bëhet fushatë tendencioze ndaj meje dhe familjes sime, do të dal faqebardhë

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 15:14

    Në fillim të kësaj jave,  në media u raportua se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica, i ka dërguar një letër ministrit Pal Lekaj, me të cilën e ka denoncuar zëvendësministrin Rexhep Kadriu nën akuzat se ai ka provuar të ndërhyjë dhe të ushtrojë ndikim për ta favorizuar një kompani të caktuar për ta fituar një tender.


    Ky i fundit ka reaguar gjatë ditës së sotme duke thënë bëhet fjalë për një fushatë të pa faktuar dhe tendencioze, me qëllim të shkatërrimit të integritetit të tij dhe familjes së tij.

    Kadriu i ka quajtur shpifje të gjitha pretendimet kundër tij, derisa u ka bërë thirrje autoriteteve kompetente që ta hetojnë rastin deri në fund, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë i Kadriut:

    Sqarim për opinionin publik lidhur me pretendimet e fundit kundër emrit tim

    Që nga fillimet e mia politike, si në nivelin lokal, poashtu edhe në atë qendror, kam shërbyer me qëllimin më të mirë për vendin dhe gjithmonë në suaza të ligjit, asnjëherë e në asnjë kohë ndryshe.

    I garantoj qytetarët e mi, se jo vetëm në rastin e apostrofuar por në asnjë rast tjetër, nuk kam rënë ndesh me ligjin, por vetëm i kam kryer detyrat e mia konform autorizimeve që i japin të njëjtat.

    Lidhur me shpifjet e ditëve të fundit nga persona të ditur për opinionin, i’u bëj thirrje organeve kompetente që ta sqarojnë rastin deri në fund. Njëkohësisht e vë vetën në dispozicion, në çdo kohë për sqarimin e rastit në fjalë dhe për secilin rast tjetër prej kohës që jam në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.

    Puna e madhe e Qeverisë Haradinaj në përgjithësi dhe sukseset e dëshmuara të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit në veçanti, nuk u pëlqejnë të gjithëve, prandaj ne jemi të përgatitur për këto sfida.

    I siguroj miqtë e mi, se unë, Rexhep Kadriu, jam po i njëjti, aktiv dhe i vëmendshëm në punë, në dobi të qytetarëve të Kosovës. Në asnjë rast dhe asnjë rrethanë nuk kam lejuar veten që të ndërhyj në punët e të tjerëve e aq më pak në administratë.

    Kjo është veçse një fushatë e pa faktuar, tendencioze, me qëllimin final shkatërrimin e integritetit tim personal dhe të familjes time, para së cilës ne nuk do të lëkundemi.

    Ju garantoj se përfundimi i gjithë kësaj maskarade do të na nxjerrë faqëbardhë dhe të fituar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!