Lidhur me kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për mbajtjen e seancës në Kuvend, ku do të raportonte para deputetëve për vizitën dhe takimet e tij në SHBA, ka reaguar këshilltari i kryeparlamentarës Osmani, Faton Peci.
Ai në një status në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë së kryetarja e Kuvendit, nuk e ka refuzuar mbajtjen e seancës së kërkuar nga presidenti i vendit, por datën e cakton Kuvendi dhe nuk atë nuk e imponon asnjë institucion tjetër, shkruan Reporteri.net.
Faton Peci ka shtuar se Presidenti nuk ka kërkuar por ka urdhëruar konvokim e një seance të Kuvendit, dhe kjo sipas tij nuk mund të bëhet as në bazë të Kushtetutës.
Tutje në postimin e tij thuhet se Thaçi nuk ka kërkuar raportim e as seancë të jashtëzakonshme, por vetëm adresim, ndaj të cilit deputetët nuk mund të bëjnë pyetje apo komentë pas fjalimit të tij.
Ky është postimi i tij i plotë:
https://www.facebook.com/faton.peci.3/posts/3497312833675566
/Reporteri/