×
  • Lajme
  • Lajme

    Receta gatimi, recitim poezish, muzikë – Komuna e Prishtinës jep 30 mijë euro për 56 projekte online

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 19:59

    Komuna e Prishtinës ka shpenzuar 30 mijë euro për të mbështetur 56 projekte që do të promovonin qëndrimin në shtëpi. Kjo ishte pjesë e një konkursi publik të shpallur më 10 prill, shkruan Reporteri.


    Muzikë live nga shtëpia, recitim poezish, receta gatimi, ligjërata mbi hikingun, filmin, pikturën janë zhanret e projekteve që Komuna e Prishtinës ka mbështetur në kuadër të një projekti #rriNshpi me neve”. Janë gjithsejtë 30 mijë euro që janë shpenzuar për 56 projekte që janë zhvilluar nga shtëpia nga ata që kanë përfituar, shkruan Reporteri.

    Thirrja për aplikim ishte shpallë më 10 Prill dhe kërkesat nuk kishin qenë të pakta, shkruan Reporteri. Sipas dokumenteve, thirrja ishte hapur në emër te Kryetarit Shpend Ahmeti. Në thirrjen për aplikim dhe listën e përfituesve nuk kemi gjetur të përmendur rregulloren dhe komisionet vlerësuese.

    Nga perfomancat live muzikore, nga këngëtarë e Dj, recitim poezish, pastaj prezantim i recetave për gatim, ligjërata sporti, vizatim online e shumë e shumë projekte të tjera, janë fushat në të cilat është orientuar kjo nismë e komunës.

    Përfitues janë edhe artistë të njohur si këngëtari Shpat Deda, aktori Fatmir Spahiu, pastaj këngëtarja Jehona Lumi. Aktori Fatmir Spahiu ka marrë 800 euro për dy perfomanca ‘Lajme pozitive gjatë pandemisë” e që kanë zgjatë në total 60 minuta. Ndërkohë, ka projekte që kanë zgjatur deri në 60 minuta vetëm gatim, dhe për 1 performancë janë dhënë 400 euro, shkruan Reporteri.

    Listën e plotë te përfituesve e gjeni edhe: KËTU 

    Bazuar në shpjegimin e dhënë në momentin e shpalljes së thirrjes për aplikim, #rriNshpi me neve është koncept ide që ka për qëllim realizimin e aktiviteteve kulturore, sportive, inovative dhe edukative që do të shfaqen në një nga emisionet televizive, platformat online dhe në rrjetet sociale të Komunës së Prishtinës gjate periudhës së pandemisë Covid19.

    Projektet janë dhënë për profesionistët e fushave dhe mbështetja minimale për një projekt ka qenë 100 euro e maksimale 1000 euro.

    Projektet është specifikuar edhe nga Komuna që do të zgjasnin nga 45 deri në 75 minuta dhe të realizoheshin në ambient të mbyllur ku dukën jo më shumë se tre persona.

    Kjo është thirrja për aplikim: KËTU

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!