×
  • Lajme
  • Lajme

    Reçica: Hajdari veç sa s’tha fëmija ma ka shkelur kerrin

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 22:12

    Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica ka ironizuar me deklaratën ministres së Qeverisë Kurti, Rozeta Hajdari pas një aksidenti komunikacioni ku ishte përfshirë.

    Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila kishte aksidentuar një fëmijë në rrugët e kryeqytetit, kishte thënë se “një fëmijë u hodh në veturën” e saj.

    “Ka dalë, qysh ka thënë bukfalisht, vërtetë është për t’u turpëruar. Ajo veç që s’ka thënë fëmija ma ka shkelur kerrin”, ka thënë ai në Pressing në T7.

    Reçica ka thënë se nuk duhet të ketë asnjë privilegj për zyrtarët e pushtetit. Ai ka deklaruar se institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë për çfarëdo shkelje që bëjnë ata.

    “Nuk duhet të ketë, absolutisht, asnjë privilegj askush. Fëmijë ka qenë, në vend se me dalë me marrë përgjegjësi.. të gjithëve na ndodh. Ne jemi në komunikacion gjithmonë”, ka thënë Reçica.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!