Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se çështja e grave në punë gjatë lehonisë është hequr nga Ligji i Punës për t’u bërë një ligj tjetër i ri që avancon të drejtat e tyre.
Ai tha se në këtë drejtim janë vonuar në miratimin e ligjit të ri në Qeveri.
“Pse e kemi nxjerrë është sepse për herë të parë në historinë e legjislacionit të Kosovës kemi propozuar projektligj të ri për lehonat për arsye të veçantë. Ne kemi dashur t’i trajtojmë edhe lehonat e papuna sepse Ligji i Punës trajton dhe nëse ne dëshirojmë ta trajtojmë pushimin e lehonisë dhe nuk e fusim në agjendë t’i trajtojmë edhe lehonat e papuna”, tha Reçica në KlanKosova.
Ministri Reçica tha se askush nuk do të ngelet pa mbështetje në bazë të reformave të cilat janë të futura në agjendën e Qeverisë.