Kryeshefi i “Pastrimit”, Petrit Reçica, ua ka rikujtuar qytetarëve se pagesat për mbeturina bëhen vetëm përmes KRM “Pastrimi”.
Sipas Reçicës, ndërhyrje nga ana e Komunës, që pagesa të bëhet në komunë, është e paligjshme dhe e paprecedentë, “por edhe qëllimkeqe për të dëmtuar funksionimin e një shërbimi publik jetik”.
Ai thotë se kështu po tentohet t’u hapet rrugë tenderëve mbi 18.5 milionë euro me operatorë privatë të përzgjedhur nga ta.
“U bëjmë thirrje autoriteteve komunale që të respektojnë vendimet e veta ligjore dhe të ndalojnë menjëherë veprime të tilla që cenojnë funksionimin normal të ndërmarrjeve publike dhe mund të sjellin pasoja financiare e ligjore për vetë Komunën.
KRM “Pastrimi” mbetet e përkushtuar për ofrimin e një shërbimi të rregullt, të drejtë dhe të kualitetit të lartë për të gjithë qytetarët. Ftojmë konsumatorët tanë që të bëjnë pagesat vetëm përmes kanaleve zyrtare të ndërmarrjes sonë”, ka shkruar ai./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.