Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, javën e kaluar ishte në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës atje, Vlora Çitaku, ata u takuan me Paul Pfeuffer nga Zyra për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore.
Në takim u diskutuan dhe u vlerësuan veprimet rreth reformave të ndërmarra nga MPMS, përmbylljes së infrastrukturës ligjore dhe fillimit të zbatimit të tyre, si dhe përmbushjes së obligimeve të MSA-së.
Gjithashtu mes bashkëbiseduesve u fol edhe për zhvillimet politike në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Reçica zhvilloi edhe një takim me Kevin Willcutts nga Departamenti Shtetëror i Punës.
Temë diskutimi ishte puna e rëndë te fëmijët, posaçërisht format e këqija të punëve të fëmijëve.
Nga Departamenti Shtetëror i Punës u zotuan për të mbështetur Kosovën nëpërmjet formave të bashkëpunimit si, trajnime për Inspektoratin e Punës, për Qendrat për Punë Sociale, policinë dhe organet tjera, me qëllim të parandalimit por edhe të trajtimit të duhur të punëve të rënda tek fëmijët si dhe ato rreth trafikimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.