Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se reduktimet e rrymës po cenojnë mirëqenien e familjeve si dhe po rëndojnë aktivitetin e bizneseve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas tij, Qeveria në vend se të dalë me fraza tallëse për reduktimet se kinse janë rezultat i zhvillimit ekonomik, ai thotë se duhet të kërkojë përgjegjësi nga KEDS-i
“Ndërprerjet e gjata të energjisë po cenojnë mirëqenien e familjeve dhe po e rëndojnë aktivitetin biznesor. Në vend se të kërkojë përgjegjësi nga KEDS-i, Qeveria del me fraza tallëse se reduktimet janë rezultat i zhvillimit ekonomik”, shkruan Hoti.
Tutje ai e quan pushtetin “propagandues”, dhe se siç thotë ai qindra miliona euro vazhdojnë të shpenzohen për import të energjisë, dhe nuk nisën ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike.
“U humbën katër vite. Këta propagandues, jo që nuk nisën ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, por as plan nuk përgatitën për të siguruar furnizim të qëndrueshëm.
Qindra miliona euro vazhdojnë të shpenzohen për import të energjisë, që po shkon në kurriz të buxhetit të familjeve përmes faturave të larta”, thotë Hoti.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.