×
  • Lajme
  • Lajme

    Reduktimet me rrymë, Syla: Dejona dhe Martin, meqë ka rrymë në veri, a po paguhet ajo?

    Reporteri
    25 Dhjetor 2024 | 17:19

    Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka reaguar ndaj situatës së rënduar me furnizimin me energji elektrike në vend, duke ngritur pyetje dhe shqetësime për trajtimin e pabarabartë të qytetarëve.

    Në një postim të bërë në Facebook, Syla i AAK-së thotë se shumëkush e ka paguar me centin e fundit të pensioneve, dhe rezultati është i njëjti, “terr dhe ftohtë.”

    “Dejona dhe Martin, a ka rrymë në veri? Nga fotoja duket që po, shumë mirë që ka. A po paguhet rryma në veri? Në Pejë u ndal. Në Pejë e paguajmë. Shumëkush e ka paguar me centin e fundit të pensioneve ofenduese, të tjerët, me siguri, po presin me paguar me vitrat 100-euroshe që i ndatë. Rezultati është i njëjtë: terr dhe ftohtë! Ndërkohë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po duket se është duke ‘kursyer’ ngarkesën energjetike,” shkruan Syla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!