Kosova i ka 1,602,515 banorë të regjistruar, sipas raportit përfundimtar të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për regjistrimin e popullsisë për vitin 2024.
Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, u zhvillua në të gjitha komunat e Kosovës nga 5 prilli deri më 24 maj.
Sipas të dhënave shkalla e urbanizmit është rritur për 12.2 përqind, nga 38 në 50.2 përqind në vitin 2024.
Në anën tjetër shkalla rurale është zvogëluar nga 62% në vitin 2011, në 49.8% në vitin 2024. Pra, për herë të parë popullsia urbane (50.2%) e kalon atë rurale (49.8%).
Ky ndryshim, sipas ASK-së tregon një lëvizje të popullsisë drejt zonave urbane./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.