×
  • Lajme
  • Lajme / I nisur sot

    Regjistrimi i popullsisë, Kurti: Për herë të parë është përfshirë pyetësori për dëmet nga lufta

    Reporteri
    05 Prill 2024 | 11:06

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me kryetarët e komunave ka folur për regjistrimin e popullsisë që ka filluar sot.

    Kurti tha se të dhënat mbi madhësinë dhe përbërjen e popullsisë, kushtet e jetesës e nivelin e edukimit, do të ndihmojnë në orientimin e politikave  dhe shërbimeve më të mira për qytetarët si për nivelin qendror, ashtu edhe për komunat, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kryeministri tha se për herë të parë në regjistrim të popullsisë është përfshirë edhe pyetësori për dëmet nga lufta, ku qytetarët do të mund të deklarojnë dëmet ekonomike, shumat e pronave të shkatërruara dhe dëmet në njerëz, familjarë të vrarë, zhdukur, plagosur apo burgosur.

    Regjistrimi popullsisë, ekonomive familjare dhe i banesave ka filluar sot.

    “Të dhënat mbi madhësinë dhe përbërjen e popullsisë, kushtet e jetesës e nivelin e edukimit, do të na ndihmojnë në orientimin e politikave  dhe shërbimeve më të mira për qytetarët neve si qeveri juve si komuna dhe çdo institucioneve të tjera. Po e mbështesim ASK-në që është bartës i projektit me qëllim që regjistrimi të jetë cilësor, profesional dhe gjithëpërfshirës, por me rëndësi qenësore është bashkëpunimi i ngushtë i ASK- dhe komunave.

    Cilësia e të dhënave nga pyetësorët është vendimtare për cilësinë e qeverisjes, si qendrore ashtu edhe lokale. Në këtë regjistrim të popullsisë për herë  është përfshirë pyetësori për dëmet nga lufta në ekonomitë familjare të popullit tonë. Qytetarët  do të mund të deklarojnë dëmet ekonomike, shumat e pronave të shkatërruara dhe dëmet në njerëz, familjarë të vrarë, zhdukur, plagosur apo burgosur. Më saktësisht kjo periudhë përkufizohet prej 28 shkurtit 1998, deri më 12 qershor 1999. Kjo na ndërlidh me Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, të cilin e kemi funksionalizuar për të dokumentuar me saktësi të gjitha krimet anë e mbamë Kosovës.

    Në frymë të bashkëpunimit u ftoj që të angazhohemi bashkë në këto dy procese kaq të rëndësishme”, ka thënë Kurti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!