Regjistrimi i popullsisë së Kosovës do të fillojë më 5 prill, transmeton Reporteri.net.
Avni Kastrati ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) ka thënë se regjistrimi i popullsisë do të bëhet nga data 5 prill deri më 17 maj të këtij viti.
Ai tha se kanë mbetur vetëm 27 ditë nga fillimi i regjistrimit të popullsisë.
“Fushata sensibilizuese preferohet të bëhet vetëm disa javë para regjistrimit të popullsisë. Na kanë mbetur vetëm 27 ditë nga regjistrimi i popullsisë. E kemi zënë trenin e fundit të vitit 2024, pasi ishte dhe pandemia. Sivjet janë tri shtete në botë që do të shkojnë në regjistrim të popullsisë, Gjeorgjia, Moldova dhe Kosova. Shtetet tjera e kanë bërë dhe disa nuk e kanë bërë siç është Bosnja e Hercegovina, pasi ka sfida. ASK-ja është e gatshme që të shkojë në regjistrim të popullsisë”, tha ai.
Regjistrimi i popullsisë, sot nis fushata për sensibilizimin e qytetarëve
Tutje Kastrati tregoi se projekti për regjistrimin e popullsisë është i bazuar në Ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe në dy rregullore.
Kastrati tha se pyetësori do të bëhet publik së shpejti për të gjithë qytetarët dhe do të jetë online për t’i parë pyetjet.
Sipas të dhënave nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, në Kosovë jetojnë 8.824 romë, 15.436 ashkalinj dhe 11.524 egjiptianë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Evropian, rreth 50 për qind e pjesëtarëve të komunitetit rom e përfundojnë shkollimin e detyrueshëm nëntëvjeçar. Ndërkohë, vetëm 7.3 për qind e grave rome janë të punësuara, në krahasim me shifrën prej 18.4 për qind të gjithsej grave të punësuara në Kosovë./Reporteri.net/.