Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e zyrtares policore që u vetëplagos mbrëmë aksidentalisht në Prizren, shkruan Reporteri.net.
Sipas IPK’së, dyshimet janë se derisa ishte në shtëpinë e saj, duke manipuluar në mënyrë të pasigurt me armën zyrtare i shkrep arma dhe e plagosë veten në këmbë. Pas incidentit zyrtarja policore është dërguar për tretman mjekësor në Prizren.
Në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ndaj zyrtares policor është iniciuar rast me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” kurse rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.
“IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtares së përfshirë në këtë rast kurse arma e zyrtare e tipit Glock, është sekuestruar përkohësisht nga IPK-ja për qëllim të ekzaminimit”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.